E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas trazirave: 193 arrestime, 100 te plagosur

KISHINAU - Policia moldave ka marre kontrollin e Parlamenti ne Kishinau, te marre nga sulmi i nje turme e demonstruesve, te cilet po protestonin kunder fitores ne zgjedhjet legjislative te komunisteve. Polica gjate aksioneve te saj anti-trazira ka vene ne pranga 193 protestues, mes tyre dhe shume te mitur. Me shume se 100 persona jane plagosur. Presidenti i Moldavise, Vladimir Voronin i ka kerkuar Perendimit ndihme, per te rivendosur rendin ne vendin e tij.

Demonstrimet qe po behen per te kontestuar fitoren e komunisteve ne zgjedhjet parlamentare, kane sjelle reagime te dhunshme ne 24 oret e fundit. "Autoritetet moldave jane tejet te shqetesuara, ne lidhje me trazirat masive ne qender te kryeqytetit dhe ka bere thirrje institucioneve Perendimore qe te nderhyjne per te zgjidhur situaten", - tha Presidenti Voronin per ambasadoret e huaj. Moldavia ka thirrur ne Kishinau per konsultime, ambasadorin e saj ne Rumani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›