Fullani: Fitimi i bankave duhet te rikapitalizohet
Aksioneret e bankave fitimin e siguruar gjate vitit 2008, duhet ta riinvestojne ose ta rikapitalizojne, ne menyre qe te imunizojne sistemin bankar gjithnje e me shume nga kriza globale financiare. Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani e ka bere kete kerkese si nje nga masat qe duhen marre, per minimizuar efektet e krizes. Fitimi ne sektorin bankar per vitin 2008 ka rezultuar me shume se 70 milione dollare, ndonese kriza globale ka cuar ne disa vende bankat ne falimentim ose te tjera qe nuk kane mundur ta mbyllin vitin qe lame pas me fitim. Treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit te sektorit bankar, rezultoi 17.2 per qind ne fund te muajit dhjetor 2008, duke mbetur pothuaj i pandryshuar gjate gjithe vitit. Minimumi i kerkuar nga kuadri rregullativ mbikeqyres, eshte 12 per qind. Te gjitha bankat aktualisht gjenden mbi nivelin minimal te kerkuar, duke evidentuar kapitalizimin e pershtatshem te veprimtarise. Nga ana tjeter treguesi i likuiditetit konsiderohet i kenaqshem. Treguesi "kredi mbi depozita" ne fund te vitit 2008, u ngjit ne nivelin 62 per qind. Aktualisht, rritja e ketij treguesi, reflekton kryesisht renien e depozitave gjate kesaj periudhe. Ne lidhje me treguesit e rezultatit financiar te sektorit bankar, ne fund te vitit 2008 treguesi i "kthimit mbi kapitalin" rezultoi 11.4 per qind, kundrejt 20.7 per qind qe ishte ne fund te vitit 2007. Per shkak te zhvillimeve ne tremujorin e fundit te vitit 2008, spektri i rreziqeve per sektorin bankar eshte bere me i larmishem. Ne muajt e pare te vitit 2009, ritmi i rritjes se depozitave eshte me i ulet se ai i shenuar ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Pavaresisht angazhimit te grupeve bankare zoteruese per te mbeshtetur veprimtarine kredituese te filialeve te tyre ne vendin tone, mundesia e sektorit bankar per te kredituar ne menyre te qendrueshme do te kushtezohet nga qendrueshmeria e rritjes se depozitave. Treguesit e dy muajve te pare te vitit 2009, konfirmojne pritshmerine per nje renie, ne ritmin e rritjes se kredise gjate vitit 2009.
Shifrat
Fitimi ne sektorin bankar per vitin 2008 ka rezultuar me shume se 70 milione dollare Treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit te sektorit bankar, rezultoi 17.2 per qind ne fund te muajit dhjetor 2008, duke mbetur pothuaj i pandryshuar gjate gjithe vitit. Minimumi i kerkuar nga kuadri rregullativ mbikeqyres, eshte 12 per qind.
Shifrat
Fitimi ne sektorin bankar per vitin 2008 ka rezultuar me shume se 70 milione dollare Treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit te sektorit bankar, rezultoi 17.2 per qind ne fund te muajit dhjetor 2008, duke mbetur pothuaj i pandryshuar gjate gjithe vitit. Minimumi i kerkuar nga kuadri rregullativ mbikeqyres, eshte 12 per qind.