Pas vrasjes së Bin Ladenkrimineli më i kërkuar meksikani Guzman
SHBA- Tashmë që Osama Bin Laden nuk jeton më, njeriu më i kërkuar në botë nga FBI është bosi i drogës meksikani Joaquín 'El Chapo' Guzmán. EL Kapo, drejton organizatën ndërkombëtare të trafikut të drogës, kartelin e Sinaloas duke u berë personi më i kërkuar në Meksikë që nga viti 2003 pas arrestimit të rivalit të tij Osiel Cardenas. Sipas listës Forbes, Guzman është i pamëshirshëm dhe i vendosur për të shtuar pasurinë e tij miliarda dollarëshe.
Organizata të cilën ai drejton trafikon kokainë, heroinë, marijuana dhe metamfetaminë në SHBA, merret me vrasje, pengmarrje etj. Në vend të dytë të listës është një qytetar Indian Daëood Ibrahim, i cili drejton organizatën më të madhe të krimit në vendin e tij me 5000 rrjete të fuqishme. Organizata e Daëood Ibrahim merret me gjithçka që nga trafiku i drogës, vrasjet me pagesë në Indi dhe Pakistan ndërkohë që dyshohet se ka lidhje edhe me Al Kaedën. Ai dyshohet për sulmet në Bombei në vitin 1993 ku humbën jetën 257 persona dhe u plagosën 713 të tjerë. Ashtu si Bin Laden, edhe Ibrahim mund të jetë i fshehur në Pakistan.
Në vend të tretë është Rusi Semion Mogilevich, bosi I të e gjithë bosëve.
I arrestuar në Rusi me evazion Fiskal në vitin 2008, Rusi i lindur në Ukrainë u lirua në vitin 2009. Mogilevich kërkohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mashtrim financiar. Ai njihet ndryshe me nofkën Don Semyon apo Don Mendjeholli. Shpesh është përshkuar si krimineli më i rrezikshëm në botë.
Me pas lista vazhdon me vendin e kater ku ndodhet siciliani Matteo Messina Denaro i Koza Nostras, ne vend te peste mafiozi nga Uzbekistani Alimzhan Tokhtakhounov, i pasuar nga Felicien Kabuga, organizatori i genocidid ne Ruanda, ne vend te shtate Joseph Kony lideri guerilas i Ugandes, ne vend te tete James 'Ëhitey' Bulger, mafioz i njohur Amerikan, ne vend te nente kreu i rrjetit kriminal Persian ne Kanada Omid 'Nino' Tahvili dhe ne vend te dhjete Ayman al-Zaëahiri numri dy i Al-Qaida.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)