E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas zvarritjes prej vitesh të rrugës Levan-Tepelenë, Berisha: Rama nuk e bllokon dot ndërtimin e saj

Share

Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në inspektimin e rrugës Levan-Tepelenë, rrugë të cilën e ka zvarritur prej vitesh të tëra. Punimet e kësaj rruge duhej të nisnin që në vitin 2005, por ato janë zvarritur dhe rruga ende e sot e kësaj ditë nuk ka arritur ende të ndërtohet 70% e saj.

Por, Berisha e ka shmangur këtë fakt, duke shigjetuar sërish kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, duke thënë se ai nuk mund ta bllokojë ndërtimin e kësaj rruge, gjë që në fakt e ka bërë kryeministri për vite me radhë.

Kjo rrugë është fatlume, sepse nuk mund të bllokohet nga politika bllokuese e kryetarit aktual të Partisë Socialiste, sepse ju garantoj se, në qoftë se edhe këto do të ishin në paketën e bllokimit, shqiptarët nuk do të shihnin një rrugë të vetme me sy dhe do të mbeteshin me trashëgiminë hoxhiste, që ishte edhe trashëgimia më katastrofale në rrugë. Por nuk ka asgjë që mund të pengojë ndërtimin e Europës në çdo skaj të këtij vendi, ndërtimin e Europës në luginën e Vjosës, në luginën e Përroit të Thatë, në luginën e Kardhiqit e kudo, në çdo fshat e çdo vend dhe procesi i integrimit është e do të mbetet një proces i parikthyeshëm, ka thënë Berisha, që ndërkohë ka shmangur përgjigjet për presidentin Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›