E Diel, 1 Nëntor 2026

Arti i vjedhur pret te kthehet ne shtepi

Duke hedhur nje sy ne listen e objekteve qe mungojne dallon se nje nga sektoret me te goditur nga zhdukja e tyre eshte arkeologjia. Pre e grabitesve jane bere dhe dy site-t me te njohur ne Shqiperi dhe jashte saj Butrinti ne sarande dhe Apolonia ne Fier. Per njerin nga arkeologet me te njohur ne Shqiperi prof. Neritan Ceka keshilltar per kulturen i Kryeministrit vendi u gjend i papergatitur per hapjen e tij rreth dy dekada me pare ne shume aspekte. Njeri prej ketyre aspekteve eshte dhe mbrojtja e pasurive kulturore thote ai per DW.

Sepse duke qene nje vend i mbyllur i izoluar i rrethuar me tela me gjemba dhe keto objekte nuk kishin rrezik. Ne momentin kur Shqiperia u hap muzete ishin te pambrojtura nuk kishin sisteme alarmi e sigurie. Pasurite qe njerezit zoteronin ne shtepite e tyre ikona objekte arkeologjike te trasheguara vlera te ndryshme etnografike libra te vjeter etj. u bene shpejt pre e nje trafiku e personave qe vinin nga kryesisht nga Greqia Italia e vende te tjera te cilet i blene keto objekte shume lire dhe me pas i transferuan ato pa lene asnje gjurme. Por dhe nga germimet e paligjshme ne qendrat arkeologjike si dhe nga grabitja e pasurive te kishave librave ikonave pjese ikonostasesh dhe kjo ka qene nje periudhe shkaterrimtare ne kete drejtim. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Neritan Ceka

Kriza e viteve 90 sipas prof. Cekes filloi te stopohej nga nje sere faktoresh qe kishin te benin me ndergjegjesimin e autoriteteve perkatese por dhe te opinionit per te mbrojtur dhe mireadministruar kete pasuri kombetare. Ai permend dhe pervojen qe u fitua nga vendet e tjera permiresimin e legjislacionit si dhe perpjekjet per nje inventarizim sa me te detajuar te cdo objekti me vlera te verteta per kulturen.

Shqiperia vuri ne funksion dhe bashkepunimin policor ne kuader te strukturave te Interpolit ku nga shkembimi i informatave me partneret eshte bere e mundur rikthimi ne vend i mjaft objekteve kulturore mes tyre dhe ato nga arkelogjia qe ndodheshin ne territoret e Greqise Italise Gjermanise etj.

Izet Duraku eshte drejtor i Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore qe eshte institucioni i vetem qe me ligj krijon dhe administrin rrjetin informativ te trashegimise qe ben si te thuash pasaportizimin e unifikuar cdo objekti qe perfshihet ne te. Ai thote per DW se ne baze te raportimeve qe kane bere institucionet e ndryshme rezultojne rreth 2200 vepra kulturore qe mungojne ne inventar gjate 20 viteve te fundit. Izet Duraku shpjegon se numri mund te jete edhe me i madh pasi per nje sere objektesh ka humbur dhe dokumentacioni e nuk ka asnje gjurme. Psh muzete ne Burrel dhe ne Tropoje apo ne ndonje qytet tjeter jane zbrazur teresisht duke zhdukur dhe dokumentacionin shoqerues. Gjithashtu ai shprehet se jo te gjitha objektet jane me vlera te njejta por sidomos nga fusha e arkeologjise ka humbje te pasurive te konsiderueshme per kulturen kombetare dhe ate nderkombetare. Viti 97 ka qene me rrenuesi per nje pjese te vyer te pasurise kulturore thote Izet Duraku per DW.

Ku jane hapur dhe dyert e muzeve qe ne nuk mendonin se do te hapeshin si muzeu i Butrintit apo ai Apolonise qe ishin dhe me te sigurta. Ate kohe u vodhen objekte me mjaft vlere. Shumica e tyre nga 11 te vjedhura 8 u kthyen serish ne Shqiperi. Pjesa tjeter eshte shume e veshtire per tu indentifikuar dhe nuk kane asnje element identifikimi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Izet Duraku

Drejtori i Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore e shikon inventarizmin e hollesishem te te gjithe objekteve si nje garanci per sigurine e tyre. Dhe ne rastet kur ndodh nga grabitje per qellime trafikimi apo per motive banale ka me shume mundesi renia ne gjurme dhe rikthimi ne vendin e origjines.

Ne 10 vitet e fundit rezultojne te humbura vetem 155 objekte kulturore. Autoritetet zyrtare ne Shqiperi duke marre dhe mbeshtetje nga UNESCO si dhe ne partneritet me homologet ne rajonin e Evropes Juglindore po bashkepunojne per forcimin e ketij sektori te rendesishem. Aktualisht Interpoli eshte ne gjurmim te 39 objekteve dhe po pergatitet dokumentacioni dhe per nje set tjeter objektesh qe rezultojne te grabitura.

Kemi nje bashkepunim bilateral dhe multilateral me homologet ne vendet fqinje por dhe me shtete te tjera. Kjo fryme kooperuese nuk eshte e njellojte me te gjitha vendet por ne jemi te interesuar qe te perfitojme nga eksperienca si dhe te arrijme te shkembejme informacion dhe te dhena qe posedojme. Ne kete nivel eshte dhe bashkepunimi policor ne kuader te Interpolit sepse ne fakt ata jane finalizuesit e aksioneve per risjelljen e veprave te artit ne vendin e origjines.

Prof. Neritan Ceka mendon tre rruge efikase per te mbrojtur veprat e artit nga vjedhjet e demtimet e pariparueshme. Sensibilizmi i opinionit publik qe gjithcka posedon nje qytetar duhet konsidreruar si pjese te kultures tradites qe duhet ruajtur nga perpjekjet ne trafiqe te ndryshme. Se dyti qe ky inventar te behet pjese e aktivitetit te kulturor te muzeve dhe qendrave te tjera publike e private me kete destinacion qe te ekspozohen per te intersuarit. Kjo sipas prof. Cekes i mban objektet ne kushte me te mira sigurie. Menyra e trete eshte respektimi rigoroz i ligjit per cilindo qe e shkel ate duke vene ne aksion krahas institucioneve te drejtesise dhe nje polici te specializuar ashtu si e perdorin me efektivitet dhe vende te tjera te botes.

Autor Arben Muka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›