E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pasaportat e vjetra, te vlefshme”

TIRANE- Kaosi i krijuar ne zyrat e aplikimit per karta identiteti dhe pasaporta biometrike ka vene ne levizje Policine e Shtetit pas alarmit te shkaktuar te emigrantet e kthyer me pushime se nuk mund te udhetojne me jashte Shqiperise pa dokumentet e reja. “Nuk eshte e nevojshme pajisja me pasaporta biometrike per te kaluar kufirin jashte Shqiperise. Mjafton qe emigrantet qe kthehen per ne vendet ku jetojne dhe punojne te jene te pajisur me pasaporta te vjetra qe te jene brenda afatit”, njoftoi dje zedhenesja e institucionit blu, Laura Totraku per mediet.

Prej ditesh emigrantet ankoheshin per mbylljen e zyrave, vonesat e aplikimeve dhe terheqjes se dokumenteve te reja me siguri te larte. Madje ne prononcimet e tyre mediatike, ata deklaronin se nuk do te mundnin te ktheheshin me ne Greqi, Itali apo gjetke nese nuk dispononin pasaporten biometrike. Por dje ka qene vete Policia e Shtetit qe ka sqaruar situaten dhe shpjeguar ligjerisht se cfare ndodh. “Nuk ka asnje panik per pasaportat e vjetra dhe domosdoshmerine e te rejave.

Dokumentet e vjetra jane te vlefshme deri ne momentin qe u mbaron afati. Nese nxirret dokumenti i ri, atehere i vjetri del jashte funksionimit”, u shpreh Totraku ne lidhje me vlefshmerine e tyre. Nese nje emigrant nuk nxjerr dot nje pasaporte biometrike per veten apo pjesetaret e familjes, atehere ai mjafton te kete dokumentin e vjeter brenda afateve te percaktuara dhe do te mund te kaloje ne kufi pa asnje lloj shqetesimi.

Afati i pasaportes se vjeter per perdorim shkon deri ne janar te vitit 2011 dhe nese ka emigrante qe ky dokument u skadon pas janarit te ketij viti, atehere mund ta mbaje dokumentin deri ne kete moment pa asnje lloj problemi. Por sipas Totrakut nxjerrja e pasaportes biometrike lehteson levizjen e emigranteve dhe eshte nje garanci me shume per te ardhmen e tyre dhe integrimin e vendit.

Ky reagim vjen pas disa problemeve te shkaktuara nga radhet e gjata ne disa rrethe te vendit, ku emigrantet presin te pajisen me karta apo pasaporta biometrike. Probleme te tilla ka pasur ne Tirane, Fier, Gjirokaster, Kruje, Durres, Elbasan apo ne Shkoder, ku dy dite me pare u organizua dhe nje proteste. Policia e Shtetit garantoi dje se nese pasaportat e vjetra qe posedojne emigrantet do te jene te vlefshme, pra brenda afatit, nuk do tu krijohet asnje problem ne pikat e kalimit kufitar.

A. Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›