Plagosi komunarin, “Ambro” kap Sallakun
Lezhe- Operacioni i koduar “Ambro” ve ne pranga te dyshuarin si atentator ndaj kryekomunarit te Blinishtit nje jave me pare. Policia e Lezhes ndaloi rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem 30-vjecarin Arjan Sallaku, i akuzuar per “plagosjen e rende me dashje per shkak te cilesive te vecanta” te Jak Zhubes. Burime zyrtare thane se i riu eshte kapur ne banesen e motres se tij ku dhe strehohej pas krimit, po ne fshatin Blinisht. Teksa tentonte te dilte nga shtepia, agjentet e kane rrethuar duke e prangosur. I dyshuari nuk ka bere asnje lloj rezistence. Gjate marrjes ne pyetje Sallaku ka pranuar kryerjen e krimit, duke rrefyer edhe pretendimet. Sipas deshmise se Sallakut, ai ka qelluar ndaj kryekomunarit Jak Zhuba, pasi dy dite para ngjarjes ne qebder te fshatit, kryekomunari e ka rrahur gjate nje feste tradicionale qe zhvillohej ne kete komune, e shoqeruar nga nje koncert i sponsorizuar nga ana e komunes. Ndersa 30 vjecari ka tentuar te prishe festen, kryetari i komunes Jak Zhuba e ka rrahur ate barbarisht ne sy te gjithe banoreve. Kjo nuk eshte pertypur nga ana e Sallakut, i cili dy dite pas ketij incidenti i ka zene prite Zhubes, duke e qelluar me pistolete shtate here, kryesisht ne gjymtyre. Zyrtari u dergua ne spital ku fale operacionit doli nga rreziku per jeten.
A. Bushi
A. Bushi