E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashaj: Greqia nuk pranon marrëveshje tjetër për kufirin, përveç asaj të 2009-s

“Greqia dhe Shqipëria nuk do te mund te rinegociojne nje marrëveshje te dyte për caktimin e kufijve detare mes dy vendeve, ne kushtet kur pala greke ka bërë të qartë se nuk njeh marrëveshje tjetër përveç asaj të firmosur në vitin 2009“. Kjo është deklarata që vjen nga Myslim Pashaj, personi i cili denoncoi i pari marrëveshjen e qeverise shqiptare me atë greke për caktimin e kufijve detare.

Ne intervistën për Vizion Plus, duke analizuar situatën e krijuar, Pashaj thekson se çështja do të mbetet peng i palës greke, që e cilëson punë të brendshme të qeverisë shqiptare lapsusin e kthyer nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Pashaj pohon se as ideja e hedhur për arbitrazh ndërkombëtar nuk do ta zgjedhtë çështjen mes dy vendeve. Myslim Pashaj shprehet kritik me qeverinë shqiptare, e cila sipas tij, nuk është treguar transparente për me ngritjen e grupit të punës.

Qeveria shqiptare pohon ai , ende nuk e ka kuptuar që Gjykata Kushtetuese i ka shpëtuar vendin territor detar që mund ti ishte dhënë gabimisht palës greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›