E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, Janullatos: Dalje nga korrupsioni ndotës

TIRANE- “Clirim, dalje nga korrupsioni, genjeshtra, paligjesia, mashtrimi qe ndotin shoqerine, zgjedhje e se vertetes dhe dalje nga indiferenca per hir te drejtesise”. Me keto fjale e ka percaktur anastasi, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, festen e Pashkeve, teksa ka uruar te gjithe besimtaret ortodokse qe kremtojne kete dite.

Në të kremten e Pashkës, Kisha jonë nuk na fton thjesht në një mallëngjim sipërfaqësor, që përkëdhel ndjenjën fetare, por në një dalje jetike: nga plogështia shpirtërore në vigjilencën e frymës.  Duke kremtuar Pashkën, ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati shumëformësh dhe shpesh i vështirë për tu dalluar. Sipas terminologjisë së sotme kjo do të thotë dalje nga korrupsioni, gënjeshtra, paligjësia, mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore duke minuar kohezionin e popullit. Do të thotë zgjedhje e vendosur e së vërtetës dhe e ndershmërisë. Dalje nga indiferenca për hir të drejtësisë- tha ai.

Sipas tij, Pashka ndihmon njeriun të shpëtojë nga mëdyshjet, individualizmi dhe të mbush me gëzim, ndihmon kalimin nga egoizmi ne vëllazërim me të tjerët.

“Është detyrë urgjente dalja nga kulla e unit, që të takojmë të tjerët me mirëkuptim dhe respekt. Pashka, le të përqafojmë me gëzim njëri – tjetrin. Tu japim të tjerëve falje, dhembshuri dhe dashuri jo të shtirur. Le ti falim të gjitha në dritën e Ngjalljes- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›