Pashkët, Topi: Reflektim për tu vetëpërmirësuar

Presidenti Bamir Topi
TIRANE- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka urur sot gjithe besimtaret ortodokse per festen e Pashkeve. Nëpërmjet një mesazhi dërguar Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Topi ka percjelle urimin per gjithe shqiptaret kudo ndodhen e qe kremtojne kete feste.
Kreu i shtetit ka uruar qe kjo dite te sherbeje për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve.
“Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti! Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar!”- thuhet ne mesazhin e Topit.