Pashkët, Kryepeshkopi Anastas: Të dalim nga korrupsioni që ndot
TIRANE-Anastasi, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë uroi sot besimtarët ortodoksë për Festën e Pashkës.
Kryepeshkopi theksoi se e kremtja e Pashkës nuk është një kremtim i thjeshtë, por një dalje nga plogështia dhe e keqja që mund të ketë përdorur njeriun në forma të ndryshme.
“Në të kremten e Pashkës, Kisha jonë nuk na fton thjesht në një mallëngjim sipërfaqësor, që përkëdhel ndjenjën fetare, por në një dalje jetike: nga plogështia shpirtërore në vigjilencën e frymës.
Duke kremtuar Pashkën, ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati shumëformësh dhe shpesh i vështirë për t’u dalluar. Sipas terminologjisë së sotme kjo do të thotë dalje nga korrupsioni, gënjeshtra, paligjësia, mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore duke minuar kohezionin e popullit. Do të thotë zgjedhje e vendosur e së vërtetës dhe e ndershmërisë. Dalje nga indiferenca për hir të drejtësisë”.
Kryepeshkopi Anastas theksoi se Pashka ndihmon njeriun të shpëtojë nga mëdyshjet, individualizmi dhe të mbush me gëzim.
“Pashka na fton gjithashtu të kalojmë nga egocentrizmi ynë në vëllazërim me të tjerët. Lodhja, mosbesimi, shija e hidhur e jetës sonë të përditshme na shtyjnë shpesh në egocentrizëm. Sillemi vërdallë rreth vetes, problemeve dhe interesave tona. Është detyrë urgjente dalja nga kulla “e unit”, që të takojmë të tjerët me mirëkuptim dhe respekt. “Pashka, le të përqafojmë me gëzim njëri - tjetrin”. T’u japim të tjerëve falje, dhembshuri dhe dashuri jo të shtirur. “Le t’i falim të gjitha në dritën e Ngjalljes”.
Njëkohësisht, Pashka na fton të dalim nga zona e ankthit, shkurajimit, në atë të shpresës. Të dalim nga frika, që mbush shpirtin tonë me hidhërim të thellë. “O Pashka çliruese nga hidhërimi!”, thekson Kryepeshkopi Anastas në urimin e tij për besimtarët ortodoksë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Pashket, urimi i plote i Kryepeshkopit Anastas