E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuri i djathtë tradhton sërish Rossin, braktis Euro 2012

Xhuzepe Rossi nuk gjen paqe. Sulmuesi i Vilarealit dhe i kombëtares italiane të futbollit është dëmtuar përsëri në gjurin e djathtë dhe do të mungojë për gjashtë muaj.

Rossi kishte pësuar më parë një dëmtim të tillë më 26 Tetor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes kundër Real Madridit, i njëjti dëmtim vjen përsëri dhe koha e rekuperimit përjashton çdo shans për të luajtur në europian.

Ky është një mallkim i vërtet për ish-sulmuesin e United dhe Parmës pasi dëmtimi vjen në një moment kur ai po punonte intensivisht.

Këtë të premte në stërvitjen e mëngjesit papritur ai pëson një tjetër goditje fatale. Siç njofton edhe klubi i Vilarealit në faqen e tij zyrtare lojtari ka pësuar të njëtin dëmtim si një vit më parë, në gjurin e djathtë. Klubi do të njoftojë në ditët në vazhdim datën e operacionit.

Kështu Rossi ka braktisur ëndrrën ‘Euro 2012′. Pradeli ka pasur shumë besim në rikthimin e tij pasi e vlerëson shumë lojtarin e Vilarealit sidomos në aspektin ndërtues në sulm por fati nuk ishte me Pepiton.

Rozalb Lika/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›