E Martë, 3 Nëntor 2026

Pashkët, fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Festa e Pashkëve kthejnë në atdhe një numër të lartë emigrantësh që jetojnë në Greqi.

Në 24 orët e fundit, në pikën doganore të Kapshticës ka fluks të lartë qytetarësh.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri të ditur se në këtë pikë doganore këtë fundjavë po punohet me nga 6 sportele në të dy anët e kufirit për të shmangur radhët dhe kohën e pritjes

“Në Kapshticë, ku sapo ka nisur fluksi i qytetarëve që vijnë për të festuar Pashkët pranë familjarëve të tyre. Në këtë pikë doganore këtë fundjavë po punohet me nga 6 sportele në të dy anët e kufirit për të shmangur radhët dhe kohën e pritjes”, bën të ditur DPD.

DPD informoi se në bashkëpunim me palën greke po qëndrojnë në gatishmëri të plotë 24/24

Autoritetet e Policisë Kufitare presin që fluksi të rritet në orët në vazhdim. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›