E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasiguria e Italisefundos tregjet financiare

Perballe pasigurive te reja mbi doreheqjen e Silvio Berlusconi bursat boterore pas nje rritje te lehte kane pesuar nje humbje te konsiderueshme ne cdo titull. Tregjet filluan te ndjejne goditjen pas ores 1100.

Me lajmet qe vershonin nga Italia per doreheqjen e kryeministrit Berlusconi rendimenti i bonove te thesarit me skadence 10 vjecare arriti ne 7.42 para se te mbyllej me 7.2. Ne nje moment te dites te gjithe bonot e thesarit si ato me skadence 10 vjecare edhe gjithe te tjeret kalojne pragun e 7 perqindeshit. Bonot e cmendura e detyrojne thesarin te nderhy dhe te konfirmoje ankandin e sotem per bonot e thesarit me nje vlere prej 5 miliard euro.

Irlanda Portugalia dhe Greqia pasi kaluan pragun e 7 perqindeshit nuk arriten te ktheheshin me mbrapa. U desh te kerkonin nderhyrjen e institucioneve internacionale. Lajmi i doreheqjes se Berlusconi-t nuk i mjafton me tregjeve.

Me sa duket tregjet jane dakord me presidentin Napolitano mbi faktin se situata eshte alarmante por jane pikerisht keto fjale te thena prej tij qe ne fund qetesuan disi tregjet. Bursa po binte me 5 kur presidenti tha se doreheqja eshte e sigurt gje qe beri qe Piazza Affari te zbuste renien ne nivelin e 3.78.

Ne renie i gjithe kontinenti Frankfurti humbi 2.14 Parisi 2.16 Londra 1.85. Renie e thelle edhe per Wall Street humb 2 prej pasigurise italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›