Pasioni për rrobaqepsinë, ish mësuesi që iu rikthye zanatit të qepjes, sot 80 vjeçar

Sot është 80 vjeç por çdo ditë atë e gjen në atelienë e tij ku i kalon jo më pak se 5 orë në ditë duke punuar në zanatin si rrobaqepës, ndonëse në jetën e tij Naim Haxhija ka ushtruar edhe profesionin si mësues. E ka nisur si rrobaqepës që në vitin 1957 kur akoma nuk i kishte mbushur 14 vjeç por Naimi nuk i ka harruar asnjëherë personat që e ndihmuan të bëhej pjesë e këtij zanati.
Në pjesën më të madhe të rasteve ka qepur kostume për burra por nuk i ka përjashtuar as veshjet për gra.
Ndonëse ka mbi 66 vjet që e ushtron, Naimi thotë se çdo ditë mëson gjëra të reja nga ky zanat dhe se sipas tij “zanati nuk të lë asnjëherë pa bukë”. Rrobaqepësi i pasionuar Naim Haxhija ka edhe një mesazh për më të rinjtë. Përvoja e tij e gjatë është shpërblyer gjithnjë me respektin që njerëzit në Shkodër gëzojnë për të.
/rtsh/