Pasojat nga përmbytjet në Gjirokastër, dëme të shumta në tokat e mbjella me foragjere

Prurjet e dendura të shkaktuara nga reshjet intensive kanë sjellë dëmtime serioze në shtratin e lumit Nimica, i cili ka marrë përpara te sip toke konsiderueshme te kultivuar me haskell mbjellje dimerore per bageti.
“Mua personalisht më është mbytur gjysma e kullotës ka dalë jashtë përdorimit, te mua personale është 20 ha. Unë kam 500 krerë“, tha një prej blegtorëve.
“Më thanë që duhet të kesh certifikatë pronësie ose kontratë noteriale. Ne nuk kemi,mundësi ti bëjmë me kontratë noteriale, njëri është mnë Greqi. Faktikja është që ky është dëmi., ne presim që të sistemohet vendi menjëherë sepse nuk kullosimm dot blegtorinë këtu“, tha një tjetër blegtor.
Nga ana e Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit bëhet e ditur se janë ngritur grupe pune në terren për evidentimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
“Grupet e punës janë të shpërndarë në terren dhe janë duke ndjekur veprimin e punimeve që bëhen për të smangur për më tej pasojat nga reshgjet e tjera“, tha Tomor Shehu, Përgjegjës i sektorit në Drejtorinë e Zhvillimit të Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit.
Janë të shumtë fermerët që gjatë kësaj periudhe kanë kërkuar ndihmë për dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive, pohon specialisti i bujqësisë, Bilal Binjari.
“Specialistët tanë kanë shkuar në terren, kanë evidentuar dëmet. Ka pasur dëme në kulturat të ndryshme bujqësore siç janë hasklla, jonxha. Detyra e punës sonë është evidentimi i dëmeve dhe asistimi i fermerëve për atë pjesë që mund të riparohen këto dëme“, tha specialisti i Bujqësisë, Balil Bineri.
Ndërkohë, vijon procesi i verifikimit të dëmeve në terren, me qëllim vlerësimin dhe mbështetjen e fermerëve të prekur nga përmbytjet.