Pasta Diamond fiton çmimin prestigjioz “Superior Taste Award 2025”

Pasta Diamond është shpallur fitues e çmimit prestigjioz Superior Taste Award 2025, të akorduar nga International Taste Institute në Bruksel, një nga institucionet më të njohura në botë për vlerësimin e cilësisë dhe shijes së produkteve ushqimore.
Ky çmim prestigjioz vlerëson shijen e shkëlqyer dhe cilësinë e lartë të makaronave Diamond, të cilat prodhohen me grurë 100% të zgjedhur, duke ofruar një përvojë unike për konsumatorët.

Procesi i përzgjedhjes dhe vlerësimit është rigoroz, duke përfshirë një panel ekspertësh ndërkombëtarë të shijes dhe kuzhinierë të mirënjohur nga e gjithë bota.

“Jemi të lumtur dhe krenarë që produktet tona janë vlerësuar me këtë çmim të rëndësishëm,” – theksojnë përfaqësuesit te Pasta Diamond. “Kjo arritje reflekton angazhimin tonë të vazhdueshëm për cilësi dhe dëshirën për të ofruar më të mirën për familjet kudo.”

Produktet e vlerësuara, përmbajnë 14% proteina, duke i bërë jo vetëm të shijshme, por edhe ushqyese.

International Taste Institute, i njohur për standardet e tij të larta, përzgjedh produktet bazuar në shijen e pastër, cilësinë dhe vlerën që ato ofrojnë. Ky çmim konfirmon pozicionin e Pasta Diamond si lider në tregun e produkteve ushqimore dhe si simbol të cilësisë së lartë.

Kjo arritje është një hap tjetër përpara për Pasta Diamond, duke u dhënë konsumatorëve edhe më shumë besim në zgjedhjen e tyre. Përmes përkushtimit të tyre ndaj përkryerjes, Pasta Diamond vazhdon të mbetet një emër i dashur për konsumatorët shqiptarë dhe më gjerë.