Pastori evangjelist themelon një kishë për homoseksualët
BRAZIL - Javën e ardhshme në Brazil do të përurohet kisha e parë për besimtarët homoseksualë.
Themeluesi i kësaj kishe të veçantë është pastori evangjelist Anderson Zambon, i cili u përjashtua pak kohë më parë nga radhët e klerikëve për shkak të prirjeve të tij seksuale.
Kisha do të quhet “Qyteti i strehëzës” dhe sipas pastorit 26-vjeçar, synimi i saj është përhapja e mesazheve fetare për të gjithë besimtarët, qofshin ata homoseksualë ose jo.
“Kështu do të bëjmë të mundur që besimtarët evangjelistë të praktikojnë besimin e tyre pa u ndjerë mekatarë”- shpjegon pastori Zambon.
“Qyteti i strehëzës” është ndërtuar në Porto Alegro, në Rio Grande do Sul.
(er.nu/BalkanWeb)