E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli fillon një turne lobimi në Afrikë

PRISHTINË- Zv/kryeministri i parë i qeverisë së Republikës së Kosovë, Behgjet Pacolli, ka filluar një turne tjetër lobimi në disa shtete të kontinentit afrikan.

Nga zyra e tij bëhet e ditur se “në kuadër të përgjegjësive shtetërore për njohjen e Republikës së Kosovës, Pacolli do të vizitojë të enjten dhe të premten Republikën e Sudanit”.

Theksohet se “zv/kryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me udhëheqës të lartë shtetërorë të këtij shteti, të cilëve do t'u parashtrojë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”.

Pas Sudanit, Pacolli do të udhëtojë për në Republikën Federale demokratike të Etiopisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›