E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrimi i Rivierës, nis sot aksioni kundër ndërtimeve pa leje në Butrint e Ksamil

Ksamil, 24 Maj, NOA - Mbi 200 ndërtime pa leje në zonën e Butrintit dhe Ksamilit do të përfshihen në një operacion të iniciuar nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, i titulluar Pastrimi i Rivierës, i cili ka si qëllim pastrimin e kësaj zone turistike, arkeologjike dhe ekologjike prej tyre.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij institucioni për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se ky operacion do të nisë ditën e sotme, ndërsa pritet që të përfundojë brenda pak ditësh.

Për këtë, Inspektoriati Ndërtimor ka mobilizuar 7 mjete të rënda si ekskavatorë, matrapikë dhe të llojeve të tjera, si edhe 30 punonjës, të cilët do të nisin njëkohësisht punën që si hap të parë ka rehabilitimin e kësaj zone të mbuluar nga ndërtimet pa leje.

Shumë hapësira urbane me vlera turistike, arkeologjike, kulturore dhe mjedisore janë dëmtuar seriozisht nga ndërtimet pa leje që janë përhapur pa asnjë lloj kriteri pavarësisht Planit Urbanistik që ka për këtë zonë.

Sipas urbanistëve, rregullimi sa më parë i zonës së Ksamilit dhe të tjerave në bregdet apo gjetkë, është një nevojë urgjente për krijimin e hapësirave urbane për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e huaj.

Ndër të tjera, bëhet me dije se pastrimi i Butrintit dhe Ksamilit do të pasohet në javët e ardhshme edhe në bashkinë Himarë si dhe në Derdenesh, zonë mes Ksamilit e Sarandës.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›