E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet nje e re nga familja e madhe e "Njerez te Humbur"

Vazhdojne te zbardhen me sukses histori personash te humbur ne programin e perjavshem "Njerez te Humbur". Edhe kjo jave publikoi nje tjeter gjetje ne shtetin grek te nje gruaje 32 vjecare nga Tirana. E humbur prej vitit 1997, Mimoza Mehmeti nuk la asnje gjurme nga pas qe mund te inicionte pjesetare te familjes se saj dhe ne vecanti djalin 13 vjecar, qe ta kerkonin dhe te binin ne kontakt me te. Anuncimi i historise ne programin e vetem investigativ ne Shqiperi ne kerkim te personave te humbur dhe te zhdukur, coi ne reagimin e emigranteve shqiptare ne Greqi qe kishin njohje me Mimoza Mehmetin duke u bere e mundur dhe kontakti i saj per here te pare pas 13 vitesh. Djali i saj Shpetim Mehmeti me ne fund arrin te njohe per here te pare nenen e tij, vetem fale programit "Njerez te Humbur". Me urimin qe fatin e Mimoza Mehmetit, ta kene te gjithe shqiptaret e tjere te humbur, historia e Romeo Xhekes zuri nje pjese te rendesishme te programit, pasi nje numer rekord telefonatash erdhen serish nga Selaniku. Me se shumti ai shihej ne stacionin e trenit dhe besimi per vendndodhjen e tij ne shtetin grek perforcohet me shume edhe nga deshmite e mberritura nga persona qe e kishin pare ate, qe ishin edhe te njohur te tij edhe kur Romeo jetonte ne Korce, perpara se te niste rrugen nga mali i Gramozit per te mberritur ne Greqi. Kerkimet dhe verifikimet na kane afruar akoma me afer ketij personi, qe ende nuk dihet nese mund te jete Romeo Xheka. Pjesen e fundit te programit te se premtes mbrema e zune dy histori te reja, te papublikuara me pare. Artan Selamaj i humbur prej marsit te vitit 1992, vazhdon te lere ne mister moskthimin e tij nga Greqia. Sot, asnje pjesetar nga familja e tij, nuk arrin te gjeje arsyet qe ai ka zgjedhur te heshte per te gjitha keto vite me radhe. Kerkimet dhe interesimet e tyre kane qene te here pas hershme por asnjehere nuk kane zbuluar dicka qe mund ti beje ata te shpresojne se Artani ndodhet diku dhe eshte shendoshe e mire. Se fundmi, Osman Aliu eshte personi tjeter qe i eshte shtuar listes te te humburve ne Shqiperi dhe qe ende nuk jane gjetur. Babai i kater femijeve eshte larguar ne drejtim te Turqise, ne vitin 1996 dhe nga letra e fundit e derguar, nuk u mesua se c'fare ndodhi me te dhe perse humbi cdo kontakt me familjen prej kaq shume vitesh.
Degjon per here te pare zerin e nenes nga Greqia
Edhe kesaj here stafi i programit "Njerez te Humbur" arriti te finalizoje me sukses naten e se premtes mbrema duke gjetur Mimoza Mehmetin, per t' ju shkeputur perfundimisht familjes se madhe te humburve. Prej vitit 1997, ajo u largua nga shtepia ne drejtim te Greqise dhe la nga pas femijen vetem 8 muajsh ne ate kohe. Prej largimit ne shtetin helen, per djalin e saj vazhdon te perkujdeset gjyshja e quajtur Xhemile Mehmeti. Nderkohe, sot Shpetimi kerkon dhe ka nevoje te lidhet me nenen e tij edhe pse nuk e mban mend ate. I ulur se bashku me stergjyshen ne poltronin e te ftuarve, i kerkoi nenes nepermjet ekranit qe te lidhej me te. Njekohesisht, Shpetimi nuk ishte ne dijeni se stafi i gazetareve te "Njerez te Humbur" kishte rene ne kontakt me nenen e tij Mimoza dhe per fat te mire ajo eshte shendoshe e mire dhe vazhdon te jetoje ne Greqi. Lajmi i mire u percoll direkt ne studio dhe tashme Shpetim Mehmeti do te kete mundesine qe te takoje dhe te njohe nga afer njeriun me te dashur per te qe e solli ne jete.
Shume prane gjurmeve te Artan Selamaj
Shpresat per kerkimin dhe gjetjen e Artan Selamaj nuk kane reshtur nga familja e tij dhe po ashtu nga stafi i "Njerez te Humbur". Udhetimi kesaj here ishte ne fshatin Llakatund te qytetit te Vlores, atje ku Artani u rrit dhe ku vazhdon ta prese familja e tij qe nuk di asnje gje per te prej vitit 1992. Ai ishte larguar se bashku me nje grup shokesh nga fshati i tij dhe pasi kalojne kufirin vendosen fillimisht ne Peania te Athines, per te shkuar dhe punuar me tej ne Anaviso. Ajo qe mbetet ende e pazbuluar eshte menyra se si Artani eshte zhdukur. Ai ka qene i shoqeruar me shoket e tij, deri ne momentin qe te zhdukej dhe pasi eshte nisur per te blere nje pakete cigare, nuk eshte kthyer me. Shqetesimi ka filluar te ndjehet duke nisur tek shoket e tij, qe pasi kane kuptuar se Artani nuk po kthehej kane filluar ta kerkojne por nuk e kane gjetur. Qe nga ai askush nuk kuptoi largimin pa kthim te Artanit dhe kjo pyetje vazhdon qe te mundoje edhe sot prinderit si dhe motrat dhe vellezerit e 38 vjecarit nga Llakatundi i Vlores. Me ne fund nje drite jeshile leshohet ne programin "Njerez te Humbur", pasi menjehere pas publikimit te fotos dhe te dhenave te tij, te vetmet informacione qe erdhen ne studio ishin serish nga Greqia, ne ishullin Kos, ne kufi me Turqine. Shume telefonues treguan se e njohin shume mire Artan Selamajn dhe jane kolege pune apo miq te tij qe e shohin dhe takojne cdo dite. Nje numer telefoni po ashtu u arrit te disponohej dhe pas tentatives per te shpresuar se nga ana tjeter e telefonit do te pergjigjej Artani, ne te vertete nuk u konfirmua asnje pergjigje. Tentativa do te behet serish gjate diteve ne vazhdim, pasi realizimi i telefonates u krye ne ore te vone te mbremjes.
Osman Aliu mes pistes se Turqise dhe SHBA-se
Java qe shkoi ngjalli akoma me shume shpresat se Romeo Xheka mund te kete kaluar ate dite dimri te shkurtit te vitit 1997. Te gjitha informacionet e mberritura erdhen serish nga Selaniku, por dilema mbetet nese eshte vertet Romeo Xheka ai qe ndodhet ne Selanik, apo nje person i ngjashem me te mund te ndodhet aty. Nga deshmite e marra deri tani te gjithe personat flasin me bindje se Romeo Xheka ndodhet ne Selanik dhe kjo bindje perforcohet akoma me teper pasi personat qe vazhdojne te telefonojne rrefejne se kane pasur njohje me pare me Romeon dhe familjen e tij me pare. Me shpresen se Romeo eshte gjalle dhe eshte vertet personi qe mendohet se ndodhet ne Greqi, java e ardhshme do te sjelle nje tjeter tablo qe do te pasqyroje faktet me te reja dhe kerkimet me te fundit per 45 vjecarin nga Korca. Rasti i fundit i perkiste 58 vjecarit nga Fushe Kruja, Osman Aliu. Babai i kater femijeve ishte i detyruar qe te jetonte ne emigracion per te siguruar te ardhurat dhe per te krijuar nje jetese me te mire per familjen e tij. Pas levizjeve te shumta si ne Greqi, Itali dhe France. Ne vitin 1996 ai u vendos ne Turqi dhe prej 30 majit te 1996-es kur ai nis dhe letren e fundit ne adrese te familjes, asnje here nuk u mesua arsyeja e shkeputjes te kontakteve me familjen. Kerkimet nga gazetaret e emisionit "Njerez te Humbur" jane kryer si ne nivel zyrtar dhe po ashtu konfidencial. Cuditerisht gjurme te Osmanit jane gjetur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por ne qender te vemendjes mbetet Turqia dhe konkretisht Izmiri, aty ku mendohet se vazhdon te qendroje Osman Aliu.
Shenim:Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›