Pastrimi i kanalit vaditës në Kukës, banorët kërkojnë që kanali vaditës të funksionojë deri në muajin gusht

Me afrimin e sezonit veror, sipërfaqet e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore kanë nevojë për ujitje të vazhdueshme.
Për këtë arsye, Bashkia Kukës ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e kanalit vaditës dhe largimin e dherave, me qëllim mundësimin e qarkullimit normal të ujit.
“Ky kanal na shërben shumë të gjithë fshatit dhe fermerëve”, u shpreh një fermer.
Banorët kërkojnë që uji në kanalin vaditës të mos mungojë deri në muajin shtator.
“Duhet të kemi ujë deri në shtator”, tha një tjetër fermer.
Nëse kanali vaditës furnizohet rregullisht me ujë, Bilbil Gashi thotë se nuk do të ketë nevojë të përdoret uji i pijshëm për vaditje.
Duke filluar nga muaji maj e deri në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, kanali vaditës shërben për ujitjen e sipërfaqeve të mbjella në këtë zona.
/rtsh.al/