E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e kreut Rama dhe e familjes se tij

Partia Demokratike risolli sot në kujtesë kredinë 100 mln të bashkëshortes së kreut të PS-së Edi Rama, duke kërkuar sqarime për një shumë e tillë. Të ardhura në një si kjo kredi ashtu dhe pallati 5 katësh në kryeqytet, PD-së akuzoi Ramën se po hesht dhe struket para fakteve të dokumentuara që dëshmojnë korrupsionin personal dhe familjar të tij.
“Prej kaq ditësh në vijim të pushimeve të tij luksoze në Karlovy Vary, Kubë, z.Rama që për vite me rradhë u paraqit para shqiptarëve si i pastrehë dhe vetëm me 3 mijë euro kursime, hesht dhe struket para fakteve të dokumentuara që dëshmojnë korrupsionin personal dhe familjar të tij. Z. Rama refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të shtruara mbi bazën e dokumentave zyrtare që po ja përsërisim edhe sot: Z.Rama, si qëndron çështja e huasë 100 milionëshe të gruas suaj Linda Basha dhe kush është burimi i parave? Cili është marrësi apo dhënësi i tyre?  Pse është mbajtur i fshehtë emri i tij dhe nuk është deklaruar sikundër e kërkon ligji në ILDKP?”, u shpreh zëdhënësja për shtyp e PD-së, Silvi Bardhi. 
Njëkohësisht lista e gjatë e pyetjeve ishte dhe mbi pallatin 5 katësh. 
“Z. Rama cila është e vërteta e pallatit të bashkëshortes suaj, ndërtuar në lulishten e fëmijëve të pallateve të ndëruara vite më parë? Z.Rama a keni qenë në konflikt interesi kur keni miratuar lejen e ndërtimit të pallatit të zj.Linda Basha dhe a keni qenë në dijeni për shkeljen flagrante të kushteve urbane dhe ligjit për urbanistikën në lidhje me këtë pallat? A ka qenë sheshi ku ka mbirë pallati i gruas suaj Linda Basha, shesh i përbashkët i disa pallateve të lagjes? “, deklaroi Bardhi. 
Sipas saj, pallati 5 katësh në sheshin e pallateve në Rrugën “Qamil Guranjaku” dhe kredia pa interes 100 milionëshe nuk mund të fshihen as në resortet luksoze turistike as edhe me shpifës të paguar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›