E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e politikes 620 MLN

E enjte 04 Tetor 2012 0859 Adriatik LlallaZyrtaret e larte shqiptare zoterojne nje pasuri qe kap vleren e 620 milione dollareve. Kjo shifer eshte bere publike nga kryeinspektori i deklarimit dhe kontrollit te pasurive Adriatik Llalla i cili ne emisionin Intervista ka deklaruar se 350 nga 4700 zyrtare kane nje pasuri prej me shume se 300 milion dollaresh. Sipas tij pjesa kryesore e pasurise eshte perqendruar tek deputetet e Kuvendit. Kryeinspektori ka pranuar se ka filluar hetimet per pasurine e deputetit socialist Eduard Shalsi pas denoncimit te ministrit Sokol Olldashi per pronesine e nje pallati 9 katesh. Pjese e hetimeve te inspektoratit eshte bere edhe pasuria e gjyqtareve te Durresit te cilet liruan Ilir Xhakjan njeriun qe vrau kryekomisarin e Shijakut pak jave me pare. Kryeinspektori Adriatik Llalla sqaroi edhe ndryshimet e reja ligjore qe i japin mundesi inspektoratit te hetoje personat e trete si dhe shpenzimet e luksit te zyrtareve te larte.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›