E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria pas divorcit, kercenon gruan

Gezim Ashimi
Divorcohet nga gruaja dhe tenton ta vrase, per shkak te konfliktit te ndarjes se pasurise. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Korces, kur 46-vjecari Petrit Rakipi, ka tentuar te vrase ish-gruan e tij Sh. Rakipi, 43 vjece. Burime te policise vendore thane se moren denoncimin oret e para te mengjesit te djeshem, ndersa shkak eshte bere konflikti per pronesine dhe ndarja e pasurise, qe ka degjeneruar deri ne nje tentative vrasjeje. Incidenti eshte shenuar ne lagjen nr. 2 te qytetit te Korces.
Gruaja eshte rrezikuar ne banesen ende te perbashket te ciftit, ku ish-burri ka nisur kercenimet e hapura ndaj jetes se 43-vjecares, me te cilen ende nuk kishte ndare pasurine. Nga verifikimet e policise, ka dale se Petrit Rakipi ka marre nje leve hekuri dhe eshte perpjekur ta godase ne koke ish-gruan, ne debat e siper per pronesine. Ka qene vete e demtuara, qe e ndihmuar nga fqinjet e saj, ka njoftuar policine per nje kanosje serioze nga ana e ish-bashkeshortit. Gjate deshmise se dhene, 43-vjecarja ka thene se pas disa vitesh martese dhe divorcit, Petriti kishte perdorur presionin dhe kercenimin, deri ne tentative per ta vrare me leve ne banese.
Te paret qe kane nderhyre per te ndare sherrin mes ciftit te ish-bashkeshorteve, duke mundur te shpetojne ne kohe gruan e terrorizuar, kane qene fqinjet e pallatit. Nga te dhenat e uniformave blu mesohet se Petrit Rakipi banonte ne zonen e Devollit, por, pas divorcit nga gruaja e tij, ai nuk ka mundur te marre pjese te pasurise dhe shtepia ku rrinte ish-gruaja ishte banesa e perbashket. Mesohet se 46-vjecari eshte arrestuar ne flagrance dhe ndaj tij rendon akuza per

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›