E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet furgoni me 11 emigrante

Nje i dyshuar per trafik te klandestineve u shpall ne kerkim, ndersa 11 persona u ndaluan nga policia e Mallakastres mengjesin e djeshem, gjate nje operacioni. Ndalimi eshte kryer ne aksin rrugor Fier-Ballsh, ndersa mjeti tip furgon, me targa taksie, TR579B, udhetonte drejt Kakavijes dhe ne bord ishin 11 persona nga Roskoveci, qe kishin paguar nga 500-800 euro. Burime zyrtare te policise thane se te dyshuarit jane shoqeruar per ne komisariat se bashku me shoferin e furgonit, ku dhe jane marre ne pyetje. Ndersa kane dhene emrin e sekserit dhe organizatorit, ata jane lene te lire po dje.
Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›