E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuritë e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar

Kryetari i ILDKP, Adriatik Llalla

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive publikon të ardhurat e dy ministrave të rinj të PD-së që pritet të votëbesohen në Parlament përpara se të marrin zyrtarisht detyrën.Gazeta publikon sot edhe pasuritë e katër deputetëve të Partisë Socialiste, disa prej të cilëve kanë deklaruar vetëm të ardhurat nga paga si parlamentarë. Hazir Gashi, deputet i Durrësit, ka deklaruar të ardhura nga firma e ndërtimit 61 milionë lekë të reja, ndërsa Ermonela Felaj ka blerë një makinë Benz për 7 mijë euro.
Aldo Bumçi
Ish-ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, ka përfituar të ardhura nga rroga dhe shpërblimet për pjesëmarrjen në komisione për vitin e kaluar në shumën 2.5 milionë lekë të reja. Ndërkohë që të ardhurat e bashkëshortes së tij kanë qenë 1.1 milionë lekë të reja. Deputeti i PD-së ka deklaruar gjithashtu një llogari rrjedhëse në bankën Credins, e cila ka 500 mijë lekë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Aldo Bumçi ka marrë një kredi në shumën 20 mijë euro për të rikonstruktuar banesën ekzistuese. Këtë kredi ai duhet ta shlyej për dy vite, interesi i saj mujor është 14 për qind, ndërkohë që kësti mujor, 950 euro. Në 2010-n, Bumçi ka paguar vetëm një këst mujor për këtë kredi. Përveç të ardhurave nga pagat, Aldo Bumçi ka deklaruar të ardhura nga qiratë 31 800 euro.
Eduard Halimi
Ish-zv. ministër i Drejtësisë në periudhën 2005-2008, Eduard Halimi do të rikthehet sërish në këtë dikaster, pasi të marrë pëlqimin e Parlamentit, këtë herë në postin e ministrit. Gjatë vitit të kaluar, deputeti i qarkut të Durrësit ka paguar një shumë prej 95 700 euro për blerjen e një trualli me sipërfaqe
1 100 m2 në zonën e Mulletit. Nga pjesëmarrja në Parlament dhe në Komisionin e Ligjeve, Eduard Halimi ka pasur të ardhura në shumën 2.4 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat e bashkëshortes ishin 700 mijë lekë të reja. Në vitin 2010, Halimi ka pasur të ardhura nga dhënia me qira e zyrës në kullat binjake në shumën 35 000 euro dhe në total pasuria e familjes së tij, nga detyrat shtetërore, është shtuar me 3.2 milionë lekë të reja. Deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Rrahim Çota, ka shlyer një kredi për rikonstruksionin e shtëpisë në shumën 1 milion lekë të reja, ndërsa ka deklaruar të ardhurat nga paga si deputet në shumën 3 milionë lekë të reja.

Pasurite e deputetëve

Rrahim Çota (PD)
- Paga si deputet 3.042.400 lekë
- Paka në Ministrinë e Punës 454.720 lekë
- Paga e bashkëshortes për periudhën janar- prill në shoqërinë Çota shpk 342.550 lekë
- Shlyerje detyrim kredie nga BKT për rikonstruksion shtëpie 1.005.000 lekë

Ilir Rusmali (PD)
- Shtuar pasuri e luajtshme, automjet Volksvagen Tuareg 1.154.036 lekë
- Pakësuar pasuri e luajtshme automjet Volksvagen Tuareg 20.000 euro
- Shtuar pasuri e luajtshme automjet Benz. Burimi i krijimit: të ardhura nga shitja e makinës Tuareg dhe pjesërisht nga të ardhurat vjetore të vitit 2010 27.731 euro
- Pakësuar pasuri e luajtshme cash në lek dhe Euro 100.000 lekë dhe 11.368 euro
- Paga vjetore si deputet (me përjashtim të pagës së muajit dhjetor 2010) 2.566.332 lekë dhe 1.200 euro
- Paga vjetore e bashkëshortes Drejtore në Drejtorinë e Legjislacionit në Ministrinë e Financave 2.331.010 lekë dhe 520 euro
- Mbyllur kredia e marrë për blerjen e një apartamenti. Pagesa e fundit 23.580 euro

Aldo Bumçi (PD)
- Llogari rrjedhëse page në Bankën Credins 500.000 lekë
- Të ardhura nga paga, shpërblime, dieta dhe pjesëmarrje në komisione parlamentare për vitin 2010 2.543.022 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1.128.492 lekë
- Të ardhura nga qiratë e deklaruara më parë 31.800 euro
- Kredi në shumën 20.000 euro e marrë në dhjetor 2010 në Bankën Credins me afat 2 vjeçar, interes 14% dhe këst mujor 950 euro për rikonstruksion në banesën ekzistuese. Paguar gjatë vitit 2010 950 euro

Eduard Halimi (PD)
- Shtim pasurie, kontratë paraprake për blerje trualli me sipërfaqe 1.100 m2 në Mullet në bashkëpronësi 50% 95.700 euro
- Pakësim llogarie bankare për shkak të kontratës së truallit 40.000 euro
- Të ardhura nga paga si deputet 2.480.000 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes 700.000 lekë
- Të ardhura nga qiraja e zyrës te kullat binjake për vitin 2009 35.000 euro
- Detyrim i ri për vitin 2010 për shkak të kontratës së porosisë së truallit 1.100 m2 në Mullet 7.850 euro
- Shtim pasurie në llogari bankare nga detyra shtetërore të miat dhe të bashkëshortes, si burim të ardhurash 3.200.000 lekë

Ermonela Felaj (PS)
- Blerje automjeti, autoveturë e llojit Mercedes Benz E 320 në shumën 7.000 euro
- Gjendje cash nga kursimet e pagës si deputete 2.000 euro
- Paga si deputete e Kuvendit të Shqipërisë 1.667.068 lekë
- Paga për vitin 2010 e bashkëshortit, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat 600.000 lekë
- Të ardhura të përfituara nga interesa bankare të bashkëshortit 172 USD
- Të ardhura të përfituara prej meje nga interesat bankare 79 USD

Fatmir Toçi
- Llogaria personale e bashkëshortes nga paga si botuese 695.108 lekë
- Llogari personale e bashkëshortes, shtesa të vogla interesash 347.887 lekë dhe 4984 euro
- Llogari bankare në Itali 536 euro
- Depozitë në Raiffeisen Bank e paprekur gjatë vitit 2010 201.030 lekë
- Depozitë në Intesa San Paolo (shtuar interesat 54 USD) 60.457 USD, 4.979 euro dhe 4.961 lekë
- Llogari personale në Credins Bank (shtesa nga paga si deputet) 1.596.963 lekë
- Llogari personale në Tirana Bank e përbashkët me bashkëshorten 9.575 lekë
- Llogari personale në Tirana Bank në emër të bashkëshortes (shtesë vetëm interesat bankare) 1205 lekë, 90.000

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›