E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patentat, 7 arrestime për korrupsion në Fier

FIER - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka rregjistruar një procedim penal në ngarkim të shtatë shtetasve të cilët akuzohen si të implikuar në dhënien e paligjshme të lejeve të drejtimit të automjeteve. Për këtë, pas një hetimi që zgjati disa muaj, janë arrestuar disa drejtues e anëtarë të Komisionit për paisjen me lejedrejtimi për automjetet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, si dhe disa drejtues të autoshkollave vendore. Ata janë:

Emiljano Mone
Bujar Tahiri
Dylaver Shyti
Emiljano Bushi
Xhevair Caushi
Paskal Bello
Vladimir Nebiaj

Personat në fjalë akuzohen për veprën penale të Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Dyshohet se falë këtij rrjeti rreth 50 persona kanë marrë patentën për drejtimin e automjeteve pa e merituar atë dhe pa ndjekur kurset e nevojshme. Sipas Prokurorisë së Fierit, hetimet mbi këtë ngjarje janë ende në vazhdim dhe dyshohet se numri i të arrestuarve të implikuar me të mund të rritet.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›