Berisha leksion Ramës: Politika sbëhet me koka turku por me konsensus
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje për konsensus në përfundimin e reformës zgjedhore kreut të opozitës Edi Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha ka ftuar Ramën që të vejë interesat integruese të vendit para së gjithash.
I bëj thirrje z. Rama të vendosim interesat europiane të shqiptarëve si përparsi të çdo përparsie. Konsensusi nuk është për bllokim, por si një process ku secili duhet të bëj lëshime. Kemi punuar muaj të tjerë për reformen zgjedhore, që është pothuajse në fund. Nuk duhet që në moment të fundit, të përdoret fuqia imponuese e kryetarit për të bllokuar procesin- ka deklaruar Berisha.
Sipas Berishës, maxhoranca ka pranuar çdo propozim te opozitës në fillim të proçesit, ndërsa kjo e fundit tani po përpiqet ta bllokojë atë.
Nuk bëhet politika me koka turku, nuk është konsensusi për prerje kokash. Nuk është demokracia prerje kokash. Ndaj dhe e ftoj z. Rama, pa paragjykime por duke vendosur interesat europiane të qytetarëve shqiptar si të parat, që të vijomë më reformat e lëna pezull. Le të filloj më të cilin të dojë, më imunitetin e deputetëve, dhe të vërtetojë që nuk është i vetmi opozitar në botë që do një qeveri më imunitet’- ka vijuar Berisha.
Ai ka përshendetur edhe zgjedhjet në Greqi, duke theksuar se populli grek mori një vendim historik, duke votuar partinë Demokracia e Re, e cila është e gatshme t’i përmbahet marrëveshjes që do të mundësoj qëndrimin e Greqisë në Eurozonë.
Zgjedhjet në Greqi nuk kanë qënë vendimtare vetëm për popullin grek, por edhe për popullin shqiptar. Vendimtare për ato mijra emigrantë që kanë ikur atje për ti shpëtuar, varfërisë së skajshme që la komunizmi. Ato mijra shqiptarë u bënë një faktor përmisimi ekonomik për Greqinë por edhe për Shqipërinë. Prandaj çdo vështirësi e tyre është edhe jona- ka theksuar Berisha.
Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmenur edhe reformat e deritanishme të qeverisë që sipas tij janë bërë në kuadër të mirëqënies së vendit, duke përmendur kështu rritje e rrogave dhe pensioneve me 5 %.
Për bujqësinë kryeministri deklaroi: Po rritet prodhimi bujqësor dhe blektoral në mënyrë të fuqishme, çka ka bërë që çmimet të ulen dhe pagat të rriten, sepse është rritur fuqia blerëse.
Ndërkohë ai ka ritheksuar se vendi doli nga dimri më i ashpër i 27 viteve të fundit për të arritur në një tjetër rritje të pagave dhe pensioneve që nga korriku.
Matilda Alku/IDEA/