“Patinat” shpallin kampionët e parëNë këtë aktivitet konkurruan rreth 40 patinatorë nga klubet sportive, midis tyre 15 ishin femra dhe rreth 45 nxënës të shkollave nga të cilat 17 ishin femra.

Rrjetet sociale:
Federata Shqiptare e Skive organizoi te kodrat e liqenit të Tiranës më datë 31 tetor aktivitetin e saj të parë kombëtar, garën e cross country me patina për të rinj e të reja. Sekretari i përgjithshëm i Federatës, Ilirjan Çuke tha se në këtë debutim me patina për këtë grupmoshë morën pjesë shtatë klubeve sportive: Shishtaveci, Borja, Tërbuni, Korça, “Rrëshqitja dhe Natyra”, Studenti, Teuta, Elbasani, Gramshi si dhe nxënësit e disa prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit si “Mihal Grameno”, “Emin Duraku”, “Vasil Shanto”, “Dora D’Istria dhe Fan Noli”. “Në këtë aktivitet konkurruan rreth 40 patinatorë nga klubet sportive, midis tyre 15 ishin femra dhe rreth 45 nxënës të shkollave nga të cilat 17 ishin femra. Në përfundim të konkurrimit nga klubet sportive në vend të parë u renditën Maringlen Laçi, sportist i Tërbunit e Ana Burda e Skënderbeut, ndërsa te shkollat, fitues u shpallën Frenkli Zerdja i Dora D’Istrias dhe Pamela Muka, nxënëse e Vasil Shantos. Federata Shqiptare e Skive përfiton nga rasti të falënderojë drejtorinë arsimore, veçanërisht inspektoren Diana Bajko për kontributin e saj në pjesëmarrjen e shkollave në këtë garë të veçantë në llojin e vet si dhe mësuesit Dhimitër Kocani, Muhamet Zykaj, Natasha Xhamari, Elvana Alushani, Florika Marku”, përfundoi sekretari i Federatës, Ilirjan Çule. Gara u zhvilluan në distancën 1000 metra.
Klube sportive
Meshkuj
Maringlen Laçi (Tërbuni)
Arbër Laçi (Tërbuni)
Lirim Haxhiu (Shishtaveci)
Femra
Ana Burda (Skënderbeu)
Paola Tasho (Skënderbeu)
Mariana Tasho (Studenti)
Shkolla
Meshkuj
Frenkli Zerdja (Dora D’Istria)
Indrit Cullhai (Vasil Shanto)
Jurgen Sinani (Vasil Shanto)
Femra
Pamela Muka (Vasil Shanto)
Sora Vorpsi (Fan Noli)
Elena Shegani (Avni Rustemi)
Numri i klikimeve - 218
E Marte, 03 Nentor 2009