Pingpong, Ballkaniku, kuqezinjtë U-21 të funditNë këtë aktivitet Shqipëria u përfaqësua me Sokol Dogjanin, Dorjan Tapinë, Astrit Dogjanin, Andi Kolën, Nikolla Haxhillazi, Adelajda Isakun, Besjana Tosunin dhe Erida Skufin

Rrjetet sociale:
Për t’u harruar ka qenë përfaqësimi i kuqezinjve U-21 të pingpongut në kampionatin e tetë ballkanik të zhvilluar nga 29 tetor-1 nëntor në Bursa. Si femrat dhe meshkujt nuk shkuan më shumë se vendi i fundit në grupin A. Në këtë aktivitet Shqipëria u përfaqësua me Sokol Dogjanin, Dorjan Tapinë, Astrit Dogjanin, Andi Kolën, Nikolla Haxhillazi, Adelajda Isakun, Besjana Tosunin dhe Erida Skufin. Ekipet kombëtare shoqëroheshin nga trajnerët Edmond Krifsa dhe Xhoxhi Skufi. Shorti vuri përballë kuqezinjve në grupin A, Turqinë, Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa femrat ishin po në grupin A me Turqinë, Greqinë dhe Bullgarinë. Në grupet respektive, kombëtaret tona i humbën të gjitha takimet, pa mundur të fitonin të paktën një set duke u renditur kështu të fundit. Kampion ballkani për meshkuj u shpall Serbia e cila mundi 3-1 Turqinë në finale, ndërsa për femrat ishin vendaset ato që u ngjitën të parat në podium pasi mundën serbet me të njëjtin rezultat 3-1.
Konkurrimi
Sipas sekretarit të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Arben Sorra, pavarësisht rezultateve të arritura në kampionatin ballkanik, në garat individuale sportistët tanë zhvilluan mjaft lojra të bukura si Dorian Tapia me Irfan Çekiç të Malit të Zi, Sokol Dogjani me Hasan Dogun e Turqisë, Besjana Tosuni me Angjeliki Papadopulos të Greqisë dhe Erida Skufi me serben Molinari. Gjithashtu sipas Sorrës vlen për t’u përmendur paraqitja e kënaqshme e Astrit Dogjanit dhe Nikolla Haxhillazit të cilët premtojnë në të ardhmen, falë edhe moshës së tyre të re. Kampionati ballkanik për U-21 pasoi takimin mbarëkombëtar të veteranëve të mbajtur në Korçë nga 24-25 tetor si dhe turneun e hapur ndërkombëtar për moshat 13 vjeç, 15 vjeç, 18 vjeç meshkuj e femra të zhvilluar nga 9-11 tetori në Kriva Palanka të Maqedonisë, ku këtu u nderuan edhe me mjaft medalje, ndryshe nga evenimenti i fundit i Turqisë që u mbyll pa shumë histori.
Meshkuj
Serbi – Shqipëri 3-0
Bojan Crepula – Dorjan Tapia 3-0
Marko Petkov – Astrit Dogjani 3-0
Vladimir Radonjiç – Andi Kola 3-0
Shqipëri – Mali i Zi 0-3
Dorjan Tapia – Luka Bakiç 0-3
Sokol Dogjani – Nikola Juskoviç 0-3
Astrit Dogjani – Irfan Çekiç 0-3
Shqipëri – Turqi 0-3
Andi Kola – Onur Oktav 0-3
Dorjan Tapia – Hasan Dogan 0-3
Astrit Dogjani – Gençai Menge 0-3
Femra
Shqipëri – Greqi 0-3
Erida Skufi – Maria Kristoforaki 0-3
Adelaida Isaku – Ageliki Papadaki 0-3
Besiana Tosuni – Maria Kioufi 0-3
Shqipëri – Bullgari 0-3
Adelaida Isaku – Zhana Petrova 0-3
Besiana Tosuni – Sibel Remzi 0-3
Erida Skufi – Ivanka Angelova 0-3
Shqipëri – Turqi 0-3
Adelajda Isaku – Aylin Ozturk 0-3
Erida Skufi – Sirin He 0-3
Besiana Tosuni – Gokcenur Gunkor 0-3
Numri i klikimeve - 219
E Marte, 03 Nentor 2009