Countryman: Shqipëria të mësojë të ndërtojë dialogun

Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s duhet të mësojë të ndërtojë dialogun mes pastive politike. Në një intervistë për BBC-në Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Thomas Countryman theksoi se dialogu mes dy forcave politike është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
Duke iu referuar raportit të komisionerit të KE-së Dick Marty për trafikim organesh në Shqipëri, Countryman theksoi se akuzat e ngritura duke i kërkuar EULEX-it të nisë sa më parë hetimet.
Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve në Kosovë Countryman i cilësoi ato si më të mirat të zhvilluara më parë në këtë vend pavarësisht parregullsive që kanë patur.
Ndërkohë duke iu referuar rolit të Serbisë tek serbët e Kosovës, Countryman theksoi se Beogradi financon strukturat paralele në Kosovë.
“Serbët janë të përçarë dhe kjo ka ndodhur për shkak të rolit të Beogradit” theksoi më tej Countryman.