E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato i ofrohet Chelseat dhe Cityt?

Milani raportohet se është duke menduar të shesë sulmuesin brazilian Alexandre Paton te Chelsae ose Manchester City.

Forma e Patos ka pësuar rënie vitin e kaluar dhe ai është përplasur me bashkëlojtarin Rino Gattuso gjatë fundjavës.

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, i cili ka punuar me Paton te Milani, është duke i përcjellë zhvillimet nga afër dhe mund të provojë të sjellë sulmuesin në qershor. Me Didier Drogba i cili është gati të mbushë 33 vjet, Pato është kandidati i parë për të pasuar sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.

Përveç Chelseat edhe Manchester City mund të jetë një stacion i mundshëm i brazilianit. Në të vërtetë, thuhet se Milani do të mund të shfrytëzojë Paton për të bindur ekipin anglez të heqë dorë nga shërbimet e Mario Balotellit gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›