E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: Ishim më të mirë se Lazio në pjesën e dytë

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, mendon se ekipi i tij fitoi me meritë në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Italisë ndaj rivalit lokal, Lazio.

Roma fitoi me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbrëmshme, dhe Ranieri mendon se ekipi i tij ishte më i mirë në pjesën e dytë, ndryshe nga e para.

“Ne luajtëm shumë më mirë në pjesën e dytë, Lazio luajti në të parën”, ka shpjeguar Ranieri për Rai Sport.

“Tani ne duhet të shkojmë në çerekfinale në fushë të Juves, por nuk e kuptoj se pse rregullat e reja thonë kështu, pasi vitin e kaluar ata luajtën tek ne në shtëpi”, ka thënë Ranieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›