E Diel, 1 Nëntor 2026

Patos 4 persona ne pranga ne kerkim dhe drejtori ujesjellesit

Policia e Fierit ka vene ne pranga kater persona si dhe ka shpallur person ne kerkim drejtorin e ujesjellesit te Patosit pasi dyshohen se kane vjedhur pompen e ujit. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne fshatin Varibop te rrethit te Fieritku jane vjedhur 5 kampata tel bakri qe furnizojne me energji elektrike stacionin e pompave te ujit te qytetit te Patosit. Mesohet se gjate operacionit te koduar Kablli jane arrestuar shtetasit Sajmir dhe Ajet Yzeiri perkatesisht 34-vjec dhe 40-vjec te cilet punonin me pompat ne Ujesjellesin ne fshatin Varibop Kujtim Shahaj 44-vjec punonte si elektricist ne fshatin Cakran dhe Ardian Myftaraj 42-vjec. Nga policia eshte shpallur ne kerkim edhe drejtori Ujesjellesit te Patosit Baftjar Gropa 44-vjec i akuzuar per vepren penale Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›