E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patos, plagoset me armë pronari i stanit

Është plagosur me armë zjarri pronari një stani në një fshat të Patosit. Mësohet se shkaku i plagosjes ka qënë pas një tentative grabitje nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë shkuar në stanin e shtetasit Arben Shpata, me qëllim për të vjedhur.

Këta të fundit janë diktuar nga pronari i saj, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar bagëtitë nga vjedhja.

Pikërisht në këtë moment, ai është goditur me një armë tip shatgan. Si rezultat i dy prej plumbave të dala nga kjo armë, kanë plagosur 33- vjeçarin.

Plumbat e kanë goditur në këmbë dhe një tjetër në një pjesë të trupit. Pas kësaj, kanë ndërhyrë njërëz të familjes, të cilët e kanë çuar të plagosurin në spitalin rajonal të Fierit. Policia pas informacionit të marrë, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›