E Diel, 1 Nëntor 2026

Del në shitje The Scream, vlen 80 milion dollarë

Versioni i fundit i kryevepra e Edvard Munch The Scream do të dalë në ankand këtë pranverë bën me dije Sotheby, shtëpia e ankandeve në Nju Jork. Përllogaritet që kjo pikturë – e cila është kthyer në ikonë të shqetësimit njerëzor – mund të shitet për 80 milion dollarë ose më shumë.

Piktura është një nga katër versionet e krijuara nga artisti norvegjez. Kjo është e vetmja në duar private. Piktura ku një njeri mban duart në kokë, u shit nga biznesmeni norvegjez Petter Olse, babai i të cilit ishte një blerës i rregull i punimeve të Munch.

Mendoj se ka ardhur moment që ti ofroj pjesës tjetër të botë shansin që këtë punim të jashtëzakonshëm ta bëjë të veten, që është edhe versioni i vetëm që nuk është pjesë e Muzeut të Norvegjisë, tha Olsen.

Në qoftë se do të shitet për 80 milion dollarë apo më shumë, do të bëhet piktura më e shitur pas Nudos së Pikasos, e cila u shit në vitin 2010.

F.Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›