Patozi: Bojkoti, pretekst për rimandatimin e Ramës
Gjatë një interviste televizive, Patozi foli për marrëdhëniet e maxhorancës me opozitën, e cila ende nuk ka hyrë në parlament, një javë pas hapjes zyrtare të punimeve të legjislaturës së XVIII-të.
Duke iu referuar konkluzioneve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-t për zgjedhjet e 28 qershorit, Patozi tha se "opozita nuk ka asnjë arsye reale, jo vetëm për të bojkotuar parlamentin, por për të thënë qoftë dhe një fjalë të vetme, të keqe për zgjedhjet, sepse nuk ka as edhe një argument të vetëm. Kushtet e saj, vijoi ai, nuk janë kushte, sepse debati mes opozitës dhe maxhorancës është mbyllur me fitoren e PD-së dhe humbjen e PS-së, pasi kështu vendosën shqiptarët. Pra, ne nuk kemi se çfarë diskutojmë më me ata për zgjedhjet. Ajo që ne mund të diskutojmë sot dhe kemi nevojë të diskutojmë është mënyra se si do të lëvizë Shqipëria në katër vitet e ardhshme, ku sigurisht, opozitës i takon një rol goxha i rëndësishëm, që opozita nuk po e merr, sepse ka problemet e veta të brendshme", tha kryetari i grupit parlamentar demokrat.
Kreu i grupit parlamentar të maxhorancës e konsideron debatin e brendshëm në radhët e partisë më të madhe opozitare të lidhur me zgjedhjet, ku disa drejtues dhe një pjesë e madhe e elektoratit socialist e kërkon shkakun e humbjes tek vetja, me shumë të drejtë, ndërsa pjesa tjetër kërkon ta gjejë tek cilësia e zgjedhjeve, pavarësisht se të gjitha raportet janë kundër dhe të gjithë shqiptarët kanë qenë dëshmitarë të një procesi ekselent zgjedhor".
Sipas kreut të grupit të deputetëve demokratë, "PD-së nuk i takon të përzihet në debatin e brendshëm të socialistëve, por ajo nuk mund të qëndrojë e të bëjë sehir, sepse bëhet fjalë për forcën kryesore politike të opozitës dhe për një pasuri kombëtare, siç është PS-ja".
Lidhur me kushtin e PS-së për hapjen e kutive të votimit, z. Patozi tha se "as PD, as Sali Berisha dhe as kushdo tjetër as nuk i hap dhe as nuk i mbyll kutitë. Ne jemi lojtarë në një ndeshje, ku sigurisht nuk mund të bëjmë rolin e gjykatësit. Ne kemi hyrë në atë ndeshje, kemi zbatuar rregullat e lojës dhe nuk e kemi caktuar ne rezultatin. Rezultatin e cakton arbitri dhe aq më tepër arbitri që vëzhgohet nga dikush tjetër dhe që është ai që çertifikon nëse ndeshja ishte e rregullt apo jo. Të gjitha këto kanë ndodhur, ndërsa tani ne na thuhet se pse nuk i hapim kutitë, pasi ndeshja ka mbaruar, kur dhe gjykatësi shqiptar dhe ai ndërkombëtar thonë se ndeshja ishte e rregullt".
Kryetari i deputetëve të maxhorancës përsëriti qëndrimin që opozita të vijë në parlament, jo për interesat e PD-së, por për elektoratin e saj dhe imazhin e vendit.