E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi Detajet teknike jo ceshtje politike

Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi i kerkoi opozites qe te mos e shnderroje ne ceshtje politike nje problem teknik qe ndodhi me votimin e dekretit te presidentit te Republikes per ligjin e Pronave.

Nuk mund te bjere opozita ne kete nivel ne nje kohe kur duhet flasim per ceshtje te medha. Nuk ka asnje shkelje te Kushtetutes u shpreh Patozi.

Deputeti kerkoi nga opozita qe te mos beje ultimatume dhe te mos ngreje kauza te kota.

Edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli riktheksoi se nuk ka shkelje te Kushtetutes ne votimin per dekretin e presidentit.

Une bej pjese ne klasen e ish-pronareve dhe jam mese e interesuar qe kjo ceshtje te zgjidhet. E drejta e prones eshte e drejte themelore dhe prona duhet te shkoje te pronari tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›