Partia nuk drejtohet duke udhetuar neper Shqiperi
Ish-Presidenti Meidani kritikon Edi Ramen
Partia Socialiste eshte ne rrugen e gabuar te drejtimit te saj. Keshtu e ka konsideruar aksionin politik te Edi Rames ish Presidenti Rexhep Meidani. I njohur si eksponent i se majtes Meidani kritikon Ramen duke i kujtuar se smund te drejtohet me partia permes protestave dhe rruges se bojkotit. Sipas tij duhen gjetur rruge te tjera per drejtimin e Partise Socialiste te ndryshohen levizjet dhe kuotat e veprimit te saj dhe te mos mbetet ne kete fantazi politike.
Loja politike duhet te perfundoje dhe forcat parlamentare te gjejne nje zgjidhje per krizen. Nuk mendoj se protestat jane zgjidhje ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik u shpreh Meidani.
Reagimi i tij vjen ne nje kohe kur Edi Rama ne vijim te nje turi takimesh ne baze ka paralajmeruar per veprim protestash por ende seshte e qarte se cila do te jete motoja e tyre dhe arsyeja e rinisjes se nje aksioni te tille per sa kohe ai sdo transparencen e zgjedhjeve. Brenda Partise Socialiste mendimi i lire ka kritikuar levizjes refraktare te Edvinit dhe ndjekesve te tij te cilet sbejne gje tjeter vecse kurdisin nje vale udhetimesh neper Shqiperi me pretendimin se po mbledhin besnike te kauzes se tyre per problematiken e ngritur per zgjedhjet e kaluara.
Persa i perket procesit te dekretimit nga ana e presidentit te emrave te Gjykates Kushtetuese ish presidenti Meidani vlereson se eshte i nevojshem nderveprimi institucional president parlament pjese e te cilit eshte edhe Partia Socialiste.
Ne qofte se mungon ky konsultim ky nderveprim i zakonshem midis dy institucioneve te presidentit dhe Parlamentit ku pjese kryesore eshte dhe grupi parlamentar i PS. Pa kete do te ndeshim ne te njejten loje politike disa emra do pranohen disa jo dhe ngerci institucional mundet te zgjase me tej tha me tej ai.