E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi Gati te ngrejme komisionin hetimor

Kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ka deklaruar se maxhoranca eshte e gatshme te beje transparencen e gjithckaje duke perfshire edhe ate te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Duke folur ne seancen e pare te sesionit te ri te Kuvendit Patozi theksoi se maxhoranca mbetet e gatshme qe nese merret nje vendim nga Komisioni i Venicias ajo te numeroje cdo vote.

Ai gjithashtu theksoi se me qendrimin e saj ndaj institucioneve te vendit eshte nje vendim politik qe mban peng normalitetin e ketij parlamenti duke shtuar se ajo po krijon nje klime artificiale konfliktuale.

Patozi gjithashtu i beri thirrje opozites qe te bashkepunoje per reformen zgjedhore dhe te behet pjese e reformave te rendesishme per vendin.

Ftoj opoziten qe te nisim dialogun per reformen zgjedhore duke pasur si busull rekomandimet e OSBE/ODIHIR-it dhe jemi te gatshmen te pranojne cdo amendament te propozuar nga opozita dhe te ti miratojme ato kur te kalojne ne filtrin e institucioneve ligjore theksoi me tej Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›