E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Jo politikës për interesa private

TIRANE - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 23 qershorit, Astrit Patozi, u bëri thirrje të dielën në mbrëmje qytetarëve të Sarandës “t'i thonë jo alternativës që rrit taksat dhe që ndali integrimin evropian të vendit”.

Në mitingun e organizuar për prezantimin e kandidatëve për deputetë në Sarandë, Astrit Patozi u tha qytetarëve se alternativa që ofron Partia Demokratike është alternativa që ofron punësim, që ofron mirëqënie dhe që integron vendin në Bashkimin Evropian.

Patozi tha se Rama bëri çdo përpjekje për të mos lenë vendin të anëtarësohej në NATO, të mos liberalizoheshin vizat si dhe të mos merrnim statusin kandidat për në BE.

"Rama e bëri dëmin sepse ne humbëm qindra mijëra euro investime", deklaroi Patozi. Ne, tha ai, do t'i themi jo në 23 qershor modelit të politikës për interesa private, jo alternativës që rrit taksën për qytetarin.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›