Kukës, makina del nga rruga e përfundon në humnerë, 1 i vdekur, 1 i plagosur rëndë
KUKES – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Kukësit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se makina ku udhëtonin dy vëllezërit me mbiemër Lleshi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë, në afërsi të fshatit Kolsh.
Sipas dëshmitarëve, në makinë udhëtonin vetëm dy persona, njëri prej të cilëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa tjetri ka marrë plagë të rënda.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Ndërkohë nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është në gjendje kritike dhe do të niset me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
(er.nu/BalkanWeb)