E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Mandati i Ina Ramës mbaron në nëntor. Ajo me Topin kanë qenë më armë në brez kundër PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë për Ilir Babaramon, ka deklaruar se nuk do e votojnë paketën e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Patozi tha se mandati i Ina Ramës përfundon në nëntor të këtij viti.

Ai deklaroi se Ina Rama së bashku me Topin kanë qenë më armë në brez kundër PD.

Kundër e kemi pasur ish- presidentin, kryeprokuroren, i kemi pasur me pushkë në brez dhe nuk ia kanë dalë që të na pengojnë, tha Patozi.

Zyrtari demokrat tha se ka shanse që të LSI të vazhdojë edhe një mandat tjetër me demokratët së bashku në qeverisje. Duke folur për FRD, Patozi tha se ai nuk është një projekt, por është një ëndërr.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›