E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rama gënjen për manipulimet në zgjedhje

Partia Demokratike thotë se Rama gënjen mbi pretendimet e tij përsa i përket manipulimeve që janë bërë me zgjedhjet. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Astrit Patozi, prej kaq ditësh Rama po i shmanget përgjegjësive të tij duke gënjyer në mënyrë të turpshme jo vetëm socialistët, por të gjithë shtetasit shqiptarë dhe mbi të gjitha partnerët ndërkombëtarë. Z.Patozi ka bërë publike edhe të gjithë korrespodencën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Partisë Socialiste mbi kërkesën e kësaj të fundit për të vënë në dispozicion materialet filmike të procesit zgjedhor në qarkun e Beratit.
Qarku i Beratit ka qenë shënjestra e akuzave të kreut socialist Edi Rama për ditë me radhë lidhur me rregullsinë e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›