Aksidentet, LSI : Qytetarë zbatoni rregullat

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin për aksidentet rrugore të ditëve të fundit. Zëdhënësi i LSI-së Ralf Gjoni u shpreh se siguria e jetës së qytetarëve në rrugët e Shqipërisë është e kërcënuar prej mungesës së zbatimit të rregullave të qarkullimit dhe trafikut të dendur.
"LSI i bën apel së pari pushuesve shqiptarë dhe në veçanti emigrantëve shqiptarë që janë kthyer në atdhe për pushime, të tregojnë kujdes duke respektuar rregullat e qarkullimit që të minimizohen shanset e aksidenteve vdekjeprurëse" theksoi Gjoni.
Ai gjithashtu shtoi se për LSI-në, siguria e jetës së qytetarëve është një çështje themelore e programit tonë elektoral dhe një çështje e rëndësishme për të cilën do të kontribuojmë seriozisht në qeverinë e ardhshme.