E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e pacientit ne psikiatri familjaret kerkojne demshperblim

Ndërrimi i viteve, nuk është për të gjithë festë.
Për familjen Metgjata nga Korça, por me banim në Tiranë, ndërrimi i viteve është përvjetor i djegies së njeriut të tyre, brenda ambienteve të spitalit psikiatrik.
Olgert Metgjata, babai i tre fëmijëvë, mëngjesin e hershëm të datës 1 janar 2010, është gjetur i djegur brenda dhomës së izoimit në spitalin psikiatrik.
Për këtë ngjarje tragjike, gjykata dënoi me kusht për 18 muaj dhe largim nga vendi i punës, vetëm infermierin e turnit Idaet Kanto.
Por, dënimi i tij për familjen nuk mjafton. Ata kanë hedhur në gjyq Ministrin e Shëndetësisë dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke kërkuar dëmshpërblim për humbjen e jetës së njeriut të tyre.

Edhe vëllai dhe nëna e viktimës, apelojnë për drejtësi, duke kërkuar që të dënohen përgjegjësit e tjerë të këtij krimi makabër.

Por, fotot e kësaj skene, i ka parë e motra që ende nuk gjen qetësi edhe pse kanë kaluar tre vite nga ngjarja. Ajo i është drejtuar Spitalit disa herë duke kërkuar të vërtetën e vdekjes së vëllait. Por, pyetjet e saj ende kanë mbetur pa përgjigjie. Siç do mbetet edhe ky apel i nënës së viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›