E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rezolute per vizat ne Kuvend

Kuvendi pritet te votoje ne seancen e radhes, te enjten e ardhshme nje rezolute te posacme, per mbeshtetjen e procesit te liberalizimit te vizave te Shqiperise me vendet e Bashkimin Evropian. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, informoi dje se nje grup deputetesh demokrate po pergatisin rezoluten qe do te synoje mbeshtetjen per procesin e liberalizimit te vizave. "Duke e konsideruar ate si nje aspirate jetike ne interesin e drejtperdrejte te cdo qytetari shqiptar, ne vleresojme hapat e deritanishme te ndermarra nga qeveria dhe te gjitha institucionet e tjera shteterore, ne funksion te ketij qellimi madhor. Rezoluta ka per qellim te inkurajoje ekzekutivin dhe cdo agjenci tjeter te lidhur drejtperdrejte apo ne menyre indirekte me procesin", beri thirrje Patozi. Ne kete kuader, ai ftoi cdo aktor politik ne vend, perfshire edhe opoziten, Partine Socialiste, qe te perfshihet ne kete proces te perpilimit te rezolutes per procesin e liberalizimit te vizave. PD tashme i kerkon socialisteve votat per nje proces te rendesishem dhe madhor sic eshte ai per liberalizimin e vizave, ne nje kohe kur socialistet refuzuan dy dite me pare te japin vota per projektligjin e Gjykates Administrative, pjese e reformes ne drejtesi. Testi i dyte per deputetet socialiste, pritet te jete ne seancen e te enjtes, ku do te kalohet per votim rezoluta e mazhorances. "Ftojme njekohesisht cdo aktor politik dhe shteteror qe te perfshihet me te gjitha kapacitetet dhe mundesite e veta ne permbushjen sa me te shpejte te tij", beri thirrje Patozi. Ai shtoi se per grupin parlamentar te Partise Demokratike, liberalizim i vizave nuk eshte thjesht nje premtim elektoral, por nje objektiv i madh kombetar, ndaj edhe ai ka nevoje per kontributin e gjithsecilit. "Duke pasur parasysh peshen e madhe qe ka Kuvendi ne hierarkine institucionale te Republikes sone, si dhe nisur nga fakti qe koha eshte nje element shume i rendesishem per kete proces, kjo rezolute do te paraqitet per miratim ne seancen me te afert, pra te enjten e ardhshme",-tha Patozi. Qeveria dhe mazhoranca kane shprehur vazhdimisht bindjen se procesi i liberalizimit te vizave edhe per shqiptaret, do te realizohet ne vitin e pare te mandatit te dyte te qeverisjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›