Thaler vlerëson ecurinë e reformave në Shqipëri

"Parlamenti evropian dhe raportet ndërkombëtare vlerësojnë progresin e Shqipërisë dhe jemi shumë të kënaqur për hapat që po bëni", tha sot eurodeputeti Zoran Thaler, anëtar i grupit socialist në Parlamentin Evropian
Gjatë një takimi që zhvilloi me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, eurodeputeti Thaler vlerësoi ecurinë e proceseve integruese në Shqipëri.
"Jemi shumë të kënaqur që Rezoluta e Parlamentit Evropian dhe raportet ndërkombëtare janë axhendë e punës suaj dhe udhërrëfyes të reformave që po vijoni." theksoi ai, sipas zyrës së shtypit të Kuvendit. Thaler shprehu interesin për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Shqipërisë.
Nga ana e saj, Topalli tha se mbështetja që Parlamenti Evropian i jep Shqipërisë, mbetet thelbësore në përshpejtimin e proceseve integruese.
"Jemi shumë të vendosur për objektivin tonë të afërt, heqjen e vizave për qytetarët shqiptar. Parlamenti shqiptar si organ ligjvënës është themelor dhe lokomotivë për liberalizimin e vizave, që është edhe synimi ynë kryesor", tha Kryetarja e Kuvendit. Ajo theksoi se "Parlamenti është i vendosur për të vijuar përpara, pavarësisht përpjekjeve për të penguar liberalizimin e vizave nga ndonjë individ."