E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Shqipëria po bën hapa para

TIRANË- Ndryshe nga debati i djeshëm në Kuvend që u fokusua vetëm tek aktiviteti i Damir Fazliçit, kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi, iu rikthye ngjarjes së vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka. Ai tha se çështja 'Trebicka”u tentua të shfrytëzohet për kapital politik nga opozita. Më tej, kreu i deputetëve të PD-së, u shpreh se janë "raportet e Bankës Botërore, të Transparency Interanational, ratifikimi nga senati amerikan i Protokollit të Shqipërisë në NATO, të cilat janë mesazhe të qarta që vendi po bën hapa përpara". Patozi nënvizoi se "deviza e mazhorancës është ajo e duarve të pastra", ndërsa ftoi sërish opozitën të bashkëpunojë për reformat në vend. Thuajse në të njëjtën linjë kanë qenë dje edhe deputetët e tjerë të mazhorancës që morën fjalën në Kuvend. Thuajse në një zë ata pak janë fokusuar tek ngjarja e ditës që lidhet me Fazliç, duke e vënë theksin më së shumti në reformat e shumta që, sipas tyre, janë realizuar në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›